E trishtë: U alivanos papritur në rrugë, i moshuari nga Malisheva ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Malishevë, ku një person i moshuar është alivanosur papritur teksa po ecte në rrugën ‘Hamdi Berisha’, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Adem Bytyqi, 76-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital.

Sipas burimeve, ai fillimisht u dërgua me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe vdiq.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.