Sot tërhiqem nga titulli i Komandantit!

Shkruan: Andi Krasniqi- Komandant Malisheva

Sot me datë 14.07.2023 tërhiqem nga titulli im si Komandant.

Jam munduar të jap kontributin tim si luftëtarë aty ku më ka kërkuar atëdheu,dhe me mund e gjak e fitova titullin deri në Komandant i Batalionit,por duke parë se ata “komandantë“ që luftuan pak dhe vodhën shumë,duke e degraduar vendin,ma kanë shpifur edhe mua, sado që jam munduar të jem i sinqertë dhe dhash gjithçka për atdheun.
Sot nuk mbet kush pa u vetëquajtur Komandant,por pa ushtarë.

Nga sot,unë më nuk do të postoj më foto me uniformë të UÇK së dhe e dyta:tërhiqem edhe nga statusi veteran luftëtarë.

Nuk e dua as çertefikatën e veteranit edhe pse e meritoj ashtu siç kam merituar edhe një pagë minimale si veteran apo invalid i luftës, deri më sot nuk kam përfituar në emër te luftës asnjë euro!!

Nuk dua të marr as edhe 1 cent.

Ata që kanë luftuar pak dhe kanë vjedhur, le ta mbajnë përgjegjësinë dhe të dalin para drejtësisë.

Patjetër duhet të ketë drejtësi për të gjithë sepse asnjë ,,komandant” nuk mund të jetë mbi ligjin.

A doni të dini se vërtetë veteranët e vërtetë nuk janë në Kosovë!!!
Ndoshta një numer i vogël që kanë mbetur, ndërsa shumica punojnë në Evropë dhe nëpër botë për kafshatën e bukës,

Këta matrapazë i dënoftë Zoti ashtu siç e meritojnë.

*autori është ish-komandant i luftërave të UÇK-së, që po vuan burg në Maqedoni si pjesë e Grupit të Kumanovës