Vetëm disa minuta kanë mbetur deri te fillimi i ndeshjes Ludogorets – Ballkani, ndeshja e dytë e rrethit të parë kualifikues për Champions League.
Kampioni i Kosovës ka udhëtuar drejt Bullgarisë, për të marr një rezultat tjetër pozitiv pas fitores 2-0, në ndeshjen e kaluar e cila u zhvillua në Prishtinë.
Kjo fitore ka bërë që skuadra e Ballkanit të ketë përkrahje nga tifozë të shumtë, të cilët kanë udhëtuar së bashku me skuadrën drejt Bullgarisë, e që kanë mbushur shkallët e stadiumit “Huvepharma Arena” në Razgrad.
Ndeshja fillon në ora 20:00./