Rambo dhe Van Dam shtrengojnë duart

Aktori i famshëm i filmave aksion në nivel botëror, Jean-Claude Van Damme, ka ardhur për herë të parë në Kosovë. Ikona e aksioneve dhe filmave të cilat kanë shoqëruar ekranet anë e kënd globit, do të gëzoj fansat kosovarë gjatë ditës së sotme.

Ardhjen e tij e ka mundësuar një kompani zvicerane e orëve.

E gjatë qëndrimit të tij në Qendrën tregtare “Prishtina Mall”, ka mbajtur edhe konferencë për media, derisa ai është takuar edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Van Damme dhe “Rambo” kanë shtrënguar duart gjatë konferencës./Insajderi