Ish drejtori i administrates në Suharekë, paralajmëron padi ndaj VV-së

Ish drejtori i administrates publike në komunën e Suharekës z.Driton Maliqaj, ka reaguar ndaj siç pretendon ai shpifjeve të VV-së, në postimin e djeshem lidhur me blerjen e softverit për arkiven digjitale.

Postimi i plotë:

“BLERJA E SOFTWERIT PËR DIGJITALIZIM TË ARKIVËS” ishte një nga projektet më të suksesshme të Drejtorisë së Administratës.

Shpifjet dhe të pavërtetat janë pjesë e një postimi që u shfaq dje në faqen e Vetëvendosjes në Suharekë.

Të vërtetën e keni në punën tonë të cilën e kanë besuar dhe e besojnë qytetarët kudo.

Sinqerisht nuk e kam besuar që rrena juaj shkon aq larg.

Mijëra lëndë u digjitalizuan dhe kontrata si e tillë e këtij projekti u zbatua në secilën pikë.

Hulumtoni në raportet vjetore të komunës dhe sigurisht jeni të lirë ta kërkoni secilin dokument dhe unë jam ktu t’ju përgjigjem.

Padia në Gjykatë sigurisht vjen pas rrenes tuaj.

Natyrisht kjo gjë nuk do të mbetet në heshtje, dhe do ti marr të gjitha masat ligjore, ndaj atyre që deklarojnë rrejshëm me qëllim të dëmtimit të imazhit tim.

Shihemi në gjykatë…