Emisioni veror “n’mal An’det”, që nisi transmetimin vetëm tre ditë më parë, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Një ndër rubrikat që do ta përcjellin këtë emision është edhe rubrika “Shqipnisht”, përmes së cilës mësohen fjalë dhe shprehje të ndryshme, që përdoren në regjione të rajonit.

Në kuadër të kësaj rubrike, gazetarja ka pyetur qytetarët se a e dinë ata kuptimin e fjalës “çarranik”.

Shumë nga qytetarët e Vushtrrisë nuk e kanë ditur kuptimin e kësaj fjale, por disa nga ta thanë se e kanë dëgjuar këtë shprehje.

Mirëpo, një mërgimtare shfrytëzoi rastin që para kamerës të dalë jashtë teme. Ajo tregoi se është admiruese e flakët e kryeministrit Albin Kurti.

“Rrnoftë Albin Kurti, osht i pakorruptuem, i shkolluem, i ka t’gjitha”, dëgjohet duke thënë ajo para kameras.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT