Edhe këtë e pamë nga pushteti: VV’ja e fajëson PDK’në, LDK’në për lirimin e serbëve të arrestuar në veri

Katër serbë, të arrestuar nën dyshime për sulm ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it, janë liruar tashmë. Për lirimin e tyre, ditë më parë, është “fryer” Serbia, duke marrë merita në mënyrë absurd për vendimet e pavarura të gjykatave në Kosovë. Ndërsa eksponentë të partisë në pushtet, pra VV-së, i ka kritikuar ashpër këto lirime.

Deri tani janë liruar Urosh Vukashinoviq, Nemanja Vllaskoviq, Dalibor Spasiq dhe Radosh Petroviq, të arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në dhunë ndaj gazetarëve dhe ushtarëve të KFOR-it, ku mbetën të lënduar dhjetra pjesëtarë.

Në fakt, disa eksponentë të VV-së kanë pasur cilësime të ashpra për lirimin e katër serbëve që u arrestuan muajin e kaluar gjatë trazirave në veri të Kosovës. Ata kanë akuzuar ashpër sistemin e drejtësisë…dhe, hiç më pak, se dy partitë opozitare, PDK-në dhe LDK-në.