Moti sot: Me diell por më i freskët, pasdite do të fryjë erë e fortë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot me diell por më i freskët.

Sipas IHMK-së, pasdite pritet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Të dielen mot kryesisht me diell por më i fresket. Pas dite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndersa maksimalet e dites parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.” – thuhet në njoftim.