Cila do të ishte zgjidhja e dialogut, flet Alma Lama

Më shumë se 11 vjet, Kosova doalogon me Serbinë për zgjidhjen e konfliktit mes tyre. Por, deri tani janë arritu e nënshkruar disa marrëveshje, që shumicën prej tyre Serbia nuk i zbatoi.

Ish-amabasadorja, Alma Lama në një intervistë dhënë “Bota sot”, ka folur mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se, në dialog duhet të ngulet këmbë fort me gjithë kapacitetin dhe ekspertizën për të nxjerrë maksimumin.

“Mendoj se kur merren obligime ndërkombëtare si shtet, ato duhet të përmbushen. Është e rëndësishme që në tryezën e negociatave të ngulet këmbë fort me të gjithë dijen dhe ekspertizën për të nxjerrë maksimumin por në momentin që nënshkruan apo bie dakort, atëherë shtetet serioze duhet të sillën me seriozitet sepse në të kundërt humbin besueshëmrinë”, thotë ajo.

Sipas saj, marrëveshjet e dakorduara mes dy palëve duhet të zbatohen.

“Edhe në lidhje me marrëveshjen e Ohrit dhe ato të Brukselit 2013 dhe 2015 shteti i Kosovës duhet të zbatojë marrëveshjen, ashtu sikurse është dakorduar. Deklaratat kundër marrëveshjes pasi ajo është arritur apo pjesëve të saj si dhe deklaratat për njëanshmërinë e negociatorëve as nuk kanë vlerë, dhe as nuk e përmirësojnë gjendjen. Përkundrazi, i bie të flasësh apo veprosh si koshi pas të vjelave”, përfundoi ajo.2 komente