Profesori amerikan lavdëron ish-kryeministrin Hoti: Ka qenë lider më bashkëpunues

Profesori amerikan Edward P. Joseph ka zhvilluar një intervistë për Demostat në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, ku e ka përmendur edhe ish-kryeministrin Avdullah Hoti në një kontekst pozitiv.

Joseph që është prej mbështetësve më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës në ShBA e që ishte takuar me kryeministrin Kurti pak javë më parë, e ka quajtur Kurtin të pamatur në veprimet e tij në veri të Kosovës.

Sipas Josephit, po të kishim një lider më bashkëpunues, atëherë situata për Kosovën do të ishte shumë më e mirë.

“Tash veç le të imagjinojmë një lider më bashkëpunues në Prishtinë“, thotë Joseph, i cili më pas përmend ish-kryeministrin Avdullah Hoti.

“Në fakt, s’kemi pse ta imagjinojmë; ka pasur një lider më bashkëpunues. Emri i tij ishte Avdullah Hoti. Në shtator të 2020-s, ai madje nënshkroi edhe marrëveshjen e Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë, bashkërisht me Alleksandër Vuçiqin. Në një pikë, ai madje edhe u pajtua për ta vendosur në agjendë themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe“, tha ai.

Në anën tjetër, Avdullah Hoti ka qenë mjaft kritik ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti në dialogun me Serbinë. Ai ka kritikuar Kurtin se e ka degraduar dialogun nga çështjet thelbësore duke u marrë me çështje teknike