Zbulohet banori i parë i “Big Brother VIP” 3? Gazetari: Do tentoj të jem dikushi

Akoma nuk i ka ikur “shija” e “Big Brother Vip 2”, e përgatitjet kanë nisur për sezonin e tretë.

E teksa na ndajnë pak muaj nga startimi, po përfliten edhe emrat që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni.

Mirëpo, një ish-banor i sezoneve të para, gazetari Adi Pojana, ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në “BBV3”. Teksa ishte i ftuar në “Se luan topi”, ai u shpreh se me shumë dëshirë do merrte pjesë në sezonin e ardhshëm.

“Po, patjetër. Nëse do kem besim te ajo që do ky Big Brother, patjetër. Do tentoj të jem dikush tjetër”- tha Adi.