Moti për pesë ditët e ardhshme, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë motin për pesë ditët e ardhshme.

Sipas IHMK-së të hënë prit të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.

Temperaturat pritet të rritën gjatë ditës së marte ku do të lëvizin në mes 33 deri në 39 gradë Celsius, ku do të mbizotëroj mot me diell dhe me vapë.

Ndërsa vranësirat sipas IHMK-së pritet të shpërndahen gjatë ditës së mërkure dhe temperaturat e larta pritet të arrijnë deri në 31 gradë Celsius.

Ndërsa të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme dhe temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 29 gradë Celsius.

Temperaturat maksimale pritet të jetë e njëjtë edhe gjatë ditës së premte ku do të ketë mot kryesisht me diell.