Meriton Korenica ka thënë se janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Larnes në kuadër të Ligës së Konferencës. Ballkani përballet me skuadrën nga Irlanda e Veriut në stadiumin “Fadil Vokrri” të martën mbrëma nga ora 20:45.
Korencia bëri të ditur se ata janë të gatshëm dhe kanë mësuar nga gabimet që bënë në Ligën e Konferencës.
“Të gjithë jemi të gatshëm dhe duhet të shfrytëzojmë të gjithë mundësitë që kemi, eliminimi nga Liga e Kampionëve na dëshpëroi, por që kundërshtari (Ludogorets) nuk na lejoi të bënim lojën tonë”, ka thënë fillimisht Korenica.
“Nuk është ndeshje e lehtë, ne nuk ndryshojmë, e njohim njëri tjetrin. Duhet ta bëjmë më të mirën. Do ta harrojmë ndeshjen me Ludogoretsin, ajo lojë na dhemb, por e kemi harru se kemi mundësi tjetër. Çdo rezultat pozitiv neve na konvenon, do ta japim maksimumin, do kërkojmë që edhe ndeshjen e kthimit të marrim rezultat pozitiv.