Ish-futbollisti i njohur të Flamurtarit, Anesti Vito, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.
Lajmi është bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale nga ana e klubit të Flamurtarit, ku ekipi vlonjat i shpreh ngushëllime të afërmve dhe miqve të ish- futbollistit.
“Prehu në paqe Anesti Vito. Në emër të familjes të madhe kuqezi, Flamurtari Football Club i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Vito”, thuhet në postimin e klubit Flamurtari në facebook.
Ish-sulmuesi dyshohet se u nda paparitur nga jeta si pasojë e një arresti kardiak. Kujtojmë se përveç Flamurtarit, Vito ka luajtur dhe për Tiranën me të cilën u shpall kampion në vitin 2000.
Gjithashtu ai ka patur një eksperiencë dhe me ekipet e Tomorit, Bylisit dhe Albpetrolit.