Ballkani vlerësohet si favorit ndaj FC Larne, këto janë kuotat e dy skuadrave

Ballkani e fillon sonte misionin në Conference League.

Skuadra kosovare u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe misionin e saj do ta vazhdojë në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm për klube, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45,  kurse do të gjykohet nga gjyqtari Denys Shurman.

Ka një optimizëm të madh tek kampioni kosovar për një rezultat sa më pozitiv, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në fushë.

Ballkani vlerësohet si favorit në këtë takim edhe nga kuotat e basteve, me fitoren e skuadrës kosovare që vlerësohet me kuotë 1.67, barazimi me kuotë 3.40, kurse fitorja e mysafirëve me kuotë 4.50.