Objektet e institucioneve të ndryshme, shpesh herë janë cak i keqbërësve të cilët përmes akteve vandale shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale. Kështu ka ndodhur edhe me zyrën e kompanisë rajonale të ujësjellësit ‘Hidroregjioni Jugor’ dega në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se roja i kompanisë ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit të kompanisë dhe kanë thyer dyert e zyrave.

Sipas tij, të dyshuarit kanë arritur që të hapin edhe kasafortën në zyrë dhe kanë vjedhur të gjitha paratë që ndodheshin në të, shuma e të cilave nuk dihet ende.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, të cilat kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT