Murtaja afrikane e derrit është përhapur tani edhe në Dragash.
Komuna e Dragashit përmes një njoftimi për media ka thënë se janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje.
“Ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit. Shoqata e Gjahtarëve ‘Dhia e Egër’, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje”, thuhet në njoftimin e komunës.
Më tej, thuhet se kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, “pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla”.