Është bërë tërheqja e shortit për Superligën e Kosovës në futboll për edicionin 2023/24.
Në ambientet e FFK-së në Prishtinë, shorti vendos çifte interesante që në xhiron e parë.
Kampioni në fuqi Ballkani do të jetë mysafir i Lirisë, skuadër kjo e sapo inkuadruar. Kurse sfida më interesante pritet të jetë mes Dritës dhe Llapit.
Xhiro e I
Liria – Ballkani
Drita – Llapi
Dukagjini – Malisheva
Fushë Kosova – Gjilani
Prishtina – Feronikeli ‘74