Njësiti i hetimeve të stacionit policor ‘Qendra’ në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që ka ndodhur me datën 18.04.2023, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.