Artaj Elezaj prej ditësh ka nisur pushimet në një tjetër destinacion përrallor.
Bukuroshja nga Klina ka zgjedhur Caprin në Itali, për të shijuar disa ditë pushimesh, ndërsa nuk i ka lënë anash postimet e shumta.
Krahas pamjeve të vendit ku po qëndron, Arta ka ngacmuar ndjekësit e saj edhe me imazhe dhe video provokuese.
As këtë herë nuk ishte ndryshe, pasi modelja solli të tjera postime ku në fokus ishin linjat e saj joshëse të trupit.
Arta ka pozuar para pasqyrës e veshur në bikini me ngjyrë të verdhë, ndërsa format e saj të tonifikuara nuk e lënë askënd indiferent.
Ajo dukej në super formë, teksa bënte poza atraktive, të cilat i ndau me mbi 244 mijë ndjekësit e saj në Instagram.