INTERESANTE: Numri i banorëve në Suharekë nga 1879-1991

Sa i përket numrit të banorëve në Suharekë, sipas shënimeve statistikore që posedojmë, rreth vitit 1879 kishte 65 shtëpi (56 shqiptare, 9 rome ortodokse) dhe ishte qendër e Bajrakut të Suharekës. Në fund të shek. XIX në një doracak ushtarak austro-hungarez ishte shënuar se Suhareka kishte 90-100 shtëpi shqiptare e pak serbe.

Sipas dokumentit arkivor të vitit 1903, ky vendbanim përveç popullatës së shumtë shqiptare, kë.tu kishte vetëm 5 familje serbe. Në regjistrimin e popullsisë së vitit 1913 ishin të shënuar 998 banorë. Në vitin 1918 kishte 109 shtëpi me 804 banorë (94 shtëpi shqiptare myslimane me 722 banorë, 1 shtëpi shqiptare katolike me 3 banorë dhe 14 shtëpi serbe me 79 banorë).

Ndërsa, në regjistrin e vitit 1921 ishin të shënuar 156 shtëpi me 945 banorë.

Shënimet statistikore pas Luftës së Dytë Botërore:

në vitin 1948 kishte 289 shtëpi me 1715 banorë;

në vitin 1952 – 1915 banorë;

në vitin 1955 – 2055 banorë;

në vitin 1961 – 443 shtëpi me 2708 banorë (2070 shqiptarë, 549 serbë, 46 malazez, 43 të tjerë);

në vitin 1971 – 594 shtëpi me 4148 banorë (3531 shqiptarë, 541 serbë, 23 malazez, 53 të tjerë);

në vitin 1981 – 935 shtëpi me 6547 banorë (5843 shqiptarë, 566 serbë, 19 malazez, 12 turq, 32 myslimanë, 75 të tjerë).

Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 në qendrën komunale jetonin këta banorë: 569 serbë, 24 malazez, 28 mysliman, 12 jugosllavë, 7 turq, 165 romë, 1 egjiptian, 15 të tjerë. Banorët shqiptarë e kishin bojkotuan regjistrimin.