Çitaku pas vendimit për mbyllje të Klan Kosova: Idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht

Sot ishte afati i fundit për marrjen e vendimit në lidhje me certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, një temë tepër e diskutuar në publik. Komisioni për shqyrtimin e ankesave në ARBK ka marrë vendim që t’ia pezulloj Klan Kosovës çertifikatën e biznesit, pasi nuk ia ka pranuar ankesën. MINT ka njoftuar se për ta kjo çështje ka mbaruar, e se rasti tashmë do të kaloj në Gjykatë.

E për këtë çështje ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila thotë se “idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht”.

Postimi i plotë:

Qeveria e Albin Kurtit paska marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën.

Duke ia marrë çertifikatën e biznesit pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë.

Sot, idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht.

Kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë betejë e vetëm një mediumi. Kjo është betejë e shoqërisë.

E kjo shoqëri as nuk nënshtrohet e as nuk frikësohet.

Të frikësuar e në panikë janë vetëm ata në qeveri