Mushkolaj: Sulm brutal ndaj medieve të lira – Solidarizim, jo nënshtrim!

Kryetari i Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, ka thënë se vendimi i pushtetit për t’ia hequr certifikatën e biznesit Klan Kosova, është sulm brutal ndaj mediave të lira.

“Një ditë pas kërcënimit të pushtetit, nëpërmjet Dejona Mihalit, qeveria vendos që Klan Kosovës t’i merret licenca. Ky është sulm brutal dhe i paprecedent ndaj mediave të lira dhe fjalës së lirë. Është sulm mbi demokracinë”, ka shkruar Mushkolaj.Ai ka kërkuar solidarizim nga të gjitha gazetarët. “Solidarizim, jo nënshtrim!”

Ai ka kërkuar solidarizim nga të gjitha gazetarët. “Solidarizim, jo nënshtrim!”