Kombëtarja e Suedisë ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Kupën e Botës, që po mbahet në Australi dhe Zelandën e Re, transmeton “Kosova Sot Online”.
Të përzgjedhurat e Peter Gerhardsson shënuan fitore të thellë 5:0 sot ndaj Italisë.
Ndeshja i takoi xhiros së dytë në Grupin G, me suedezet që tashmë veç e kanë siguruar kalimin e grupit.
Kapitenia e Suedisë, Kosovare Asllani, edhe në këtë ndeshje ishte titullare. Ajo luajti për 64 minuta.
Suedia ndeshjen e radhës dhe të fundit në grup do ta zhvillojë ndaj Argjentinës, më 2 gusht.
Suedia prin në grup me gjashtë pikë, e ndjekur nga Italia që ka tri më pak.
Afrika e Jugut dhe Argjentina ndajnë pozitat tre dhe katër me nga një pikë