Gjatë pasdites së shtunës stuhi breshëri dhe bubullima, disa prej tyre të forta, shpërthyen në Zvicrën verilindore dhe në rajonin e Cyrihut.
Stuhitë vazhdojnë të lëvizin drejt lindjes deri në qetësimin e kushteve të motit në mbrëmje. Në jug në orët e mbrëmjes po grumbullohen disa shtrëngata me intensitet lokalisht të lartë të reshjeve, përcjell albinfo.ch.
Një lexues i Blick nga Weiningen ZH raporton se stuhia pasditen e së shtunës ishte aq e fortë sa tullat u hodhën nga çatia e fqinjit të saj.
“Janë shkulur edhe pemët”, tregon dëshmitari okular. Një tjetër lexues raporton për një stuhi të dhunshme breshëri në Ulisbach SG, përcjell albinfo.ch.