Asambleistja komunale në Suharekë njeherit edhe kryetare e gruas në Nismën e Suharekës , Albana Bytyqi ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Aleancës per Ardhmërinë e Kosovës në Suharekë, Bali Muharremaj në “Facebook” në të cilën ka bashkangjitur edhe një fotografi me asambleisten Albana Bytyqi.
“Albana Bytyqi nga sot aderoi në AAK. Kontributin e saj politik e vlersoj dhe natyrisht angazhimi i saj në të ardhmen nuk do të mungoj.
Ajo si asambleiste tash do ti takoj grupit të AAK-së në Asamblenë Komunale në Suharekë.
I uroj mirëseardhje dhe suksese në të ardhmen.