Qytetari nga Dragobili hudh mbeturina në Suharekë, dënohet 200€

Edhe një qytetar tjetër gjobitet për hedhje të mbeturinave

Ata të cilët po hedhin mbeturina në hapësirat publike, po gjobiten nga ana e Drejtorisë së Inspeksionit.
Për këtë, kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj është shprehur:
“Është dënuar me gjobë 200 euro, një qytetar i cili ka hedhur mbeturina në hapsira publike në Sllapuzhan”.
“Asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambientit”.
“I falenderoj inspektorët për punën dhe angazhimin në terren, e poashtu edhe qytetarët për bashkëpunimin”, ka shtuar tutje kryetari Muharremaj.