Aksident i rëndë në rrugën Prizren – Prevallë, lëndohen disa persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Prizren – Prevallë, afër fshatit Streck.

Lajmi për Sinjalin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Aksidenti është shkaktuar mes tre veturave dhe ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ndaj kushteve dhe rrethanave të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore kanë marrë edhe edhe drejtuesit e veturave dhe pasagjerët por që pas tretmanit mjekësor, ata janë liruar për në shtëpi.

“Me datën, kohën dhe vendin e lartcekur është shkaktuar aksident trafiku me lëndime trupore. Deri te aksidenti ngjyrë e kuqe dhe B(VW Tiguan me targa ! ngjyrë e bardh) po qarkullonin ne drejtimin Prevall-Prizren dhe ne momentin kur ne afersi fsh Streck vetura A nga mos përshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve dhe rrethanave te rrugës godet nga mbrapa veturën B e nga kjo goditje devijon dhe godet mbrojtësit e rrugës ne anën e majte e me pas del ne rrugë përsëri ku godet veturën C(Audi me traga V7 ngjyrë e bardh) e cila ishte duke lëvizur nga Prizreni ne drejtim te Prevalles. Nga ky aksident përveç dëmeve materiale te veturave si dhe mbrojtësi e rruges lëndime te lehta trupore pëson drejtuesi i veturës A,drejtuesi i veturës B dhe dy pasagjer ndërsa tek vetura C drejtuesi i veturës si dhe 3 pasagjeret e kësaj veture. Pas tretmanit mjekësor te lënduarit lirohen për ne shtëpi.”