Kosova ka shënuar fitoren e parë dhe të vetme në Kampionatin Evropianin, Divizioni B, që sonte përfundon në Portugali.
Dardanët U18 për vendin e 21-të kanë mundur Shqipërinë me rezultat 64:85 (14:17, 18:22, 13:26, 19:20).
![](https://i0.wp.com/suharekaexpress.com/wp-content/uploads/2025/01/img-20250107-wa0012282297260011130951037929.jpg?fit=1080%2C1080&ssl=1)
Kosova U18 ishte për një nuancë më e mirë në periudhën e parë dhe të dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 32:39. Basketbollistët e rinj të Kosovës vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku ishin më bindës, sidomos në periodën e tretë, duke triumfuar 64:85.
Te Kosova u dalluan Jon Ismajli me 23 pikë e tetë asistime dhe Arlind Konjuhi me 27 pikë.