Më 1 Gusht të gjithë me sytë nga qielli për të parë spektaklin e Hënës

Ditën e parë të Gushtit, hëna do të jetë 357.530 km larg Tokës. Kjo është superhëna e parë e Gushtit dhe e dyta nga katër superhënat e vitit.

Hëna sillet rreth Tokës në trajtë eliptike ndaj ajo herë është më afër saj e herë më larg.

Një superhënë ndodh kur hëna e plotë ndodhet në pikën më të afërt orbitale me planetin tonë.