Ish-kryeministri Isa Mustafa e ka quajtur ngjarje të rëndë përplasjen e fundit fizike në Kuvend mes deputetëve të pushtetit me ata të opozitës.
Mustafa e ka kujtuar periudhën e vitit 2016 kur aso kohe zgjedhja e Hashim Thaçit president i vendit, u karakterizua me protesta, që shpeshherë çuan edhe në përdorim të gazitlotsjellës dhe përplasjeve tjera mes deputetëve.
Në vitin 2017 ai tha se pasi ia dorëzoi mandatin e kryeministrit, Ramush Haradinajt, këtij të fundit i ka uruar që të mos ballafaqohet me situata të ngjashme sikurse ngjarjet e rënda që u përballë qeveri që ai drejtoi.
“Të gjitha uroj, por nuk të uroj kurrë që ti të kesh situata që unë jam ballafaquar këtu, të kesh sjellje të dhunshme, konflikte të dhunshme, të kesh sulme brutale të dhunshme me zjarre e me metoda tjera të dhunshme, në ndërtesën e qeverisë e në sallën e Kuvendit”, tha ai në Kanal 10.