“Mungojke një sasi në vlerë prej 6 milionë…” – publikohet audio pergjimi për “Aferën e grurit” në MINT

Është publikuar pjesa e dytë e përgjimeve që shpërfaqin keqpërdorimin me blerjen e rezervave shtetërore, në këtë rast të grurit, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila drejtohet nga ministrja, Rozeta Hajdari.

Audio-incizimi i publikuar nga Nacionale ka zbuluar detaje se si është orkestruar ‘Afera e grurit’.