Antidroga zbarkon në Shpenadi të Prizrenit, sekuestrohet heroinë

Antidroga e Policisë së Kosovës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion kundër drogës në fshatin Shpenadi në komunën e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se sipas informacioneve të para janë sekuestruar sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Gjatë këtij operacioni ku kanë asistuar edhe disa njësi të Prizrenit, janë kryer edhe bastisje, me urdhër të Gjykatës, mëson Sinjali.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por ende s’ka pranuar përgjigje.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.