Kryeministri ndahet nga bashkëshortja

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe gruaja e tij Sophie Gregoire Trudeau vendosin të ndahen pas 18 vitesh martesë. Në një deklaratë të shkurtër të bërë nga zyra e kryeministrit në Instagram, thuhet se pas “shumë bisedash kuptimplota dhe të vështira” dyshja “kanë marrë vendimin për t’u ndarë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Çifti tha se do të mbeten “një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë” në një postim në Instagram.

“Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, tha Trudeau në postimin e tij, të cilin e ndau edhe llogaria e Sophie.

Ata u martuan në Montreal në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku. Në një deklaratë, zyra e kryeministrit Trudeau tha se ndërsa çifti ka nënshkruar marrëveshjen e ndarjes, ata do të vazhdojnë të dalin publikisht.