Ballkani ka siguruar kualifikimin në rrethin e tretë kualifikues të Conference League.
Djelmoshat e Ilir Dajës, fituan sonte në udhëtim ndaj skuadrës nga Irlanda e Veriut, Larne, me rezultat 4-1, duke e eliminuar me rezultat të përgjithshëm 7-1.
Kampioni i Kosovës në rrethin e tretë do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red IMPS.
Ndeshja e parë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 10 gusht, ndërsa ndeshja e kthimit një javë më vonë në Gjibraltar.