Pak ditë më parë, aktorja Arta Elezaj pushtoi rrjetet sociale me një video duke bërë twerk. E duket se ajo video nuk ka qenë e vetmja.
Që prej mesnatës, në rrjete sociale po qarkullon një tjetër video e ngjashme. Këtë herë, Arta është e veshur me rrobdishambër teksa në prapavijë, ambienti kuptohet se është një hotel i njohur në Prishtinë në të cilin bukuroshja duket të mos jetë vetëm por e shoqëruar nga mikesha të saj.
Ajo kërcen nën tingujt e ripërpunimit të ‘Mi dhe flakë mallit tim’ nga Bujar Qamili dhe Luana Vjollca dhe në video mbi tavolinën ku është aktorja shihet të ketë ushqim dhe gota shampanje.
As kësaj radhe nuk ka ndonjë reagim nga vetë Arta e cila duket të mos e çajë kokën për videot që po i rrjedhin