Nervozohet gruaja e Robin Krasniqit: Turpi është i juaji

Meçi i mbrëmshëm në të cilin Robin Krasniqi triumfoi ka qenë çështja më e komentuar e ditës së sotme. Kjo për shkak të hijeve të forta të dyshimit mbi aspektin e të qenurit një fitore fer.

E duket se kritikat e kanë nervozuar bashkëshorten e boksierit, modelen Marigona Krasniqi.

Ajo ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në Instagram.

Duke rishpërndarë një video TikToku që shpjegon se goditjet e algjerianit ishin në kategorinë e goditjeve të ndaluara, ajo është shprehur:

‘Për të gjithë ata që hani gojën pa ditur se kështu jeni, boksi është një sport i cili ka rregulla. Të paktën tolerancë sepse u durua më gjatë se që duhej sjellje prej një kafshe. Është vetëm sport. Hej njerëz, 50 fitore dhe i vetmi kampion. Turpi është i juaj’.

Me kaq duket se Marigona, me të sajën, i ka vënë pikën këtij diskutimi.