SUHAREKË, biznismeni Shala sjell investime në fushën e energjetikes, mbi 100 vende të punës

Mërgimtari i suksesshëm nga Mushtishti z.Ismet Shala i cili punon dhe vepron në Gjermani pritet të hap mbi 100 vende pune.

SHALA i cili edhe më parë ka dëshmuar veten në Gjermani e poashtu para pak kohësh ka hapur bisnes të ri në Kosovë në fushën e shëndetësisë, saktësisht në Shirokë të Suharekës “Medical Center Shala” , me një staf rreth 34 të punësuarish.

Investitori është i përkushtuar për të hapur edhe 100 vende të lira pune në sektorin e energjisë ku shihet që është një person me vizion të qartë dhe shumë ambicioz për të kontribuar në punësim dhe zhvillim ekonomik të vendit .


Me një ndikim të madh në rritjen ekonomike dhe në ruajtje të ambientit, ky investitor shpalos përpjekjet e tij për të sjellë ndryshime pozitive në komunitet dhe për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme.


Ky investitor ka zgjedhur të fokusohet në sektorin e elektrikës dhe energjisë, një fushë me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve .


Përmes këtij investimi të madh, dëshiron të ndërtojë një rrugë të re drejt zhvillimit ekonomik dhe të qëndrueshërisë e stabilitetit socio ekonomik, duke krijuar vende të reja të punës dhe duke ndikuar në përmirësimin e infrastrukturës energjetike të vendit.