Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Vraniq të Suharekës, ku një femijë ka humbur jetën tragjikisht në oborrin e shtëpisë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 8-vjeçar, të cilin e ka zënë dera e oborrit, teksa kanë qenë duke luajtur bashkë me motrën e tij, 6-vjeçare.
Vajza ka pësuar plagë të rënda trupore dhe sipas informacionece të para ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore.