Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë.

Kështu e ka pësuar dje një punëtor i ndërtimit në Suharekë, i cili si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës, është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Burimet e Gazetës brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 23-vjeçari është dërguar atje me lëndime në dorë dhe për shkak të gjendjes së tij është transportuar në Spitalin Rajonal në Prizren, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët bashkë me Inspektoratin kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Mësohet se lëndimi ka qenë aksidental, ku teksa po shkarkonte një ngarkesë nga krani, ka marrë lëndime në dorë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim aksidental’.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT