Dy përsona e bëjnë për spital një qytetar në Suharekë

Një person nga Suhareka dje është rrahuar nga dy persona. Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe e ka treguar rastin në polici.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti është duke u hetuar nja njësitet policore.

Rr. Brigada 123, Suharekë, 10.08.2023-20:20 Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar  kosovarë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.