Policia e Kosovës ka nisur një plan operativ që dy ditë, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike. Gjatë operacionit “Goditja”, Policia ka kontrolluar 4 mijë e 848 vetura dhe mbi 100 lokale, ku janë konfiskuar 19 armë. Por gjatë zbatimit të këtij plani, zyrtarët policorë janë përballur edhe me kërcënime, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një incident i tillë ndodhi mbrëmë në rrugën “Brigada 123″ në Suharekë, ku policia ndaloi një veturë që kishte tejkaluar shpejtësinë, me ç’rast shoferin e gjobitën.

Shqiptimi i tiketës siç duket e revoltoi të dyshuarin, i cili dyshohet se nisi me kërcënime ndaj një zyrtari policor, të cilët u detyruan që ta arrestojnë.

Por, përkundër që përfundoi në Polici, i dyshuari ka vazhduar me sjelljet e njëjta dhe me kanosje në drejtim të policëve.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij prej 48 orësh, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT