Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Si pasojë e kësaj, shumë shpesh viktimat përfundojnë me lëndime serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 22-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka identifikuar njërin prej të dyshuarve, teksa tjetri është i panjohur për të. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal mes tyre, e që më pas ka eskaluar në dhunë fizike.

Ai ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore, pasi të dyshuarit me anë të goditjeve të forta ia kanë thyer dy dhëmbë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT