Dhjetëra njerëz kanë protestuar të dielën në sheshin kryesor të Prishtinës me moton “Marshojmë për Qeverinë, në mbrojtje të Republikës dhe sovranitetit”.
Kjo protestë e organizuar nga Albert Shabani ka filluar nga ora 14:00.
Me pankarta në dorë, protestuesit kanë bërë thirrje për opozitën që të jetë më konstruktive në Kuvend.
“Ftojmë opozitën që të jetë konstruktive në Parlament dhe jashtë tij në mbështetje të shtetit dhe sovranitetit, pushteti merret me vota, jo me grushta”, “Të sillen para gjyqi të gjithë analistët që janë kundër shtetit të Kosovës”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.