Dy persona, motër e vëlla, të lënduar në aksidentit e mbrëmshëm në rrethrrotullim në lagjen “Lakërishtë”, janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka konfirmuar për Ekonomia Online, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.
Kolgeci ka sqaruar se pas trajtimit të Emergjencë të njëjti janë transferuar në këtë Klinkë ku u janë bërë ekzaminimet e nevojshme.
Sipas tij, gjendja e tyre në këto momente është e mirë dhe se lëndimet nuk janë të rënda.
“Në orët e hershme të mëngjesit kemi pranuar dy pacientë, është Albin dhe Yllka Rexha. Lëndimet janë të toraksit me kontuzion torakal dhe hemoteraks minimal. Gjendja momentalisht është e mirë”, tha Kolgeci.
Përderisa Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar në QKUK për trajtim.
Policia thotë më tej se ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor