Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Suharekë në një kafiteri, ku dy viktima, të cilat janë identifikuar si dy meshkuj kosovarë, janë sulmuar nga pesë persona të dyshuar që ende nuk janë identifikuar, shkruan Suhareka Express.
Policia kanë konfirmuar se të dy viktima kanë pësuar lëndime trupore dhe ndodhen në trajtim mjekësor, por se ata nuk janë në rrezik për jetën.
Nuk janë dhënë informacione të tjera për natyrën e lëndimeve apo për gjendjen konkrete të tyre.
Pas sulmit, pesë persona të dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk janë identifikuar.
Sipas raporteve, njësiti policor i Suharekës ka gjetur dhe sekuestruar pjesë të mjetit (thikë) që dyshohet se është përdorur në sulm.

Rasti i sulmit i është njoftuar prokurorit dhe po hetohet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. Deri tani, ende nuk ka informacione të tjera në lidhje me motivet ose arsyet pse kishte ndodhur ky sulm./SuharekaExpress