Gazeta10 ka siguruar fotot e 5 të arrestuarve në kuadër të operacionit ku u sekuestruan 10 mijë doza ekstazi. Në mesin e të arrestuarve është edhe asablisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci.

Të arrestuarit:

Mithat Ramadani 30 vjeç, banues në Prishtinë

Besnik Mujeci, 40 vjeç, banues në Prishtinë

Kalem Picari, 24 vjeç, banues në Tiranë

Ambra Myftari 28 vjeçe, banues në Tiranë

Daniel Avdija 26 vjeç, banues në Tiranë

Kujtojmë që droga sintetike sapo kishte ardhur në Tiranë dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.

Droga ishte mbështjellë me logo Louis Vuitton.

Dozat e lëndës narkotike raportohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës. Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.

Nga hetimet ka reztuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë. Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, ata transportoheshin me makina të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, transmeton abcnews.

Vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci. U sekuestruan gjithashtu një automjet si dhe 5 aparate celulare. /Gazeta10

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT