FC Ballkani në disiplinore, për një arsye të çuditshme

Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht Komisioni i Garave ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj tri klubeve të Superligës, Ballkanit, Lirisë dhe Prishtinës.

Kampioni Ballkani me arsyen se nuk e ka vendosur në fanellat e lojtarëve logon e sponsorit të Superligës.

“Nuk e ka vendosur logon në krahun e djathtë të fanellave të lojtarëve , ndonëse logot e gatshme i kanë marrë në FFK gjashtë ditë para fillimit të ndeshjes”, shkruan në arsyetimin e KG të FFK-së. Ndërkohë, Liria për shkak se nuk e ka vendosur në mes banerin e ligës në mes, por mbi reklamën e një sponsori të klubit. “Baneri qendror duhet të vendoset në mes meqë është emri i ligës. Sipas rregullores së UEFA-s hapësira e mesme i takon emrit të ligës dhe jo sponzorëve të klubeve”, shkruan në arsyetim.

[the_ad id=”37230″]

Prishtina është në procedurë disiplinore për shkak të fyerjeve ndaj kryesisë së Prishtinës nga një grup i vogël i tifozëve të Prishtinës. “Në minuat 5’, 20’ dhe 47’ tifo grupi ‘Plisat’, fyejnë kryesinë e FC Prishtina, ndërsa në minutën 88’ ndezin shtatë flakadanë dhe i hedhin në fushën e lojës, me ç’ rast dëmtohet fusha në disa vende, po ashtu në fushë hedhin dy shishe qelqi dhe një PVC, por fatmirësisht nuk është goditur askush”, shkruan në raportin e KG të FFK-së.