• 05/08/2021
Digiqole ad

Suharekë: Qytetari e gjenë portofolin me mbi 1000€

 Suharekë: Qytetari e gjenë portofolin me mbi 1000€

Rastet kur gjërat e vlefshme na humbin nuk janë të rralla dhe jo rrallë herë ndodh të humbet telefoni, portofoli apo edhe çelësat e makinës.

Se njerëzit e mirë ende ekzistojnë tregojnë vet rastet kur lajmërohen qytetarët që tregojnë se kanë gjetur gjësende të huaja.

Një rast i tillë i ka ndodhur dje një qytetari nga fshati Duhël i Suharekës i cili kishte hasur në një portofol me 1080€, shkruan SuharekaOnline.

Bajram Bujari nga Duhla për redaksinë tregon se portofolin e kishte gjetur në Duhël dhe kishte vërejtur se brenda saj ishte shuma e parave prej 1080€ dhe gjithashtu dokumentet personale të pronarit si letërnjoftimi dhe patentshoferi.

Gjithashtu brenda portofolit gjendej dhe një faturë ku ishte edhe numri i pronarit, të cilin e kishte thirrur dhe i ka treguar që portofoli i tij është gjetur dhe mund ta marr tek ai.\ Burimi: Suhareka Online

Të ngjashme