Ngjarja e rëndë në Rahovec, disa të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga thika rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në një përleshje në një restorant në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Në këtë rast janë arrestuar edhe pesë persona.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj.

Sot rreth orës 03:35 tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë për shkak të lëndimeve (dyshohet nga mjet i mprehtë), pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një restorant në fshatin Xerxë. Të lënduarit janë jasht rrezikut për jetë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i rëndë trupor”.”, tha Elezaj.